Modelja e njohur shqiptare ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë.
Anisa Mukaj prej kohësh është zhvendosur përtej oqeanit ku po zhvillon karrierën e saj.
Por gjëra bukur po ecin edhe në jetën sentimentale.
Shqiptarja prej kohësh po shijon një romancë me Miguel Lua, menaxherin e yllit të muzikës, Maluma.
Anisa i ka uruar ditëlindjen personit të zemrës duke vulosur kështu lidhjen edhe për ndjekësit e saj të shumtë.
Lua është prej kohësh në industrinë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte ranguar në Billboard në mesin e top producentëve premtues që “lëvizin ujërat” e industrisë diskografike.