Zbulohet i dyshuari për vrasjen në Kolovicë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një vrasje në Kolovicë të Prishtinës, ku një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar. Siç mëson Sinjali i dyshuari tashmë është identifikuar dhe bëhet fjalë për Përparim Canollin, 47-vjeçar.

Sipas informacioneve të para nga burimet e afërta me familjen, Canolli ka gjuajtur me armë gjueti në drejtim të viktimës Fidaim Beka, i moshës 37-vjeçare.

I ndjeri u dërgua nga familjarët në Emergjencë por pa shenja jete, me ç’rast vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi i mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha zëdhënësja Laureta Ulaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *