Është identifikuar një nga tre viktimat e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë.
Mësohet se viktima është 30-vjeçari Diklen Vata nga Laçi. Dy personat e tjerë që u vranë në atentat kanë ngelur në makinë dhe janë shkrumbuar nga flakët.
Në vitin 2017 Diklen Vata është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndante kokainë. në momentin e arrestimit 30-vjeçarit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.