Fundi i vitit po afron e me të edhe finalet e festivaleve shqiptare, e një ndër to dërgon fituesin në skenën europiane të muzikës.
Deri më tani janë përmendur disa emra që kanë mohuar pjesëmarrjen si Yll Limani e Elvana Gjata por edhe Albina Kelmendi e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen, e teksa faqe të Eurovisionit në Shqipëri kanë përmendur edhe pjesëmarrjen e Fifit.
Ndërsa tani zbulojmë disa emra të tjerë që do të jenë në garën e reprezantimit të Shqipërisë në Eurovision Song Contest.
Evi Reçi do të konkurroj për të disatën herë, po ashtu djemtë e grupit “Produkt 28” do të vijnë me projekte solo e teksa është përmendur edhe pjesëmarrja e Urban Band.
Emra të tjerë pritet të zbulohen shumë shpejt e po ashtu do të bëhet edhe publikimi i këngëve të tyre në YouTube./Neutral