Zbulohen detaje befasuese nga dialogu Kosovë-Serbi/ Si e kishte nervozuar Kurti-Vuçiqin dhe pse ishin përplasur…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi pati një bisedë me publicistin e “Washington Post” Jason Rezaian.

Ky i fundit tregoi se çka ka folur me Kurtin dhe se si kryeministri kosovar e kishte nervozuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Neutral.al.

Në këtë bisedë, kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova nuk mund ta njohë Serbinë përderisa kjo e fundit nuk e njeh Kosovën.

“Kurti më tha se vazhdon të bëjë përpjekje të mirëbesimit për de-përshkallëzimin me Serbinë, por ato nuk kanë çuar askund deri më tani. Në qendër të tensionit është mosgatishmëria e vazhdueshme e Serbisë për të njohur Kosovën si një shtet të pavarur sovran. “Nuk mund ta njoh Serbinë, e cila nuk më njeh mua. Pra duhet njohje reciproke dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë dialog”, tregon më tej gazetari.

Kreu i qeverisë kosovare ka ndarë një moment, që sipas tij, presidenti serb është zemëruar nga fjalët e tij.

“Në deklaratë e paqes dhe mossulmimit e propozuar nga Kosova në vitin 2021 u refuzua nga presideni serb Aleksandar Vuçiq, bashkë me një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda vendeve tona. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan t’i heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve”

“Presidenti Vuçiq tha se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, më tha Kurti. Ai shtoi, disi në mënyrë sarkastike: “Unë thashë, ‘Atëherë le të shohim se si i trajton Serbia minoritetet dhe unë mund ta përsëris modelin në Kosovë.” Dhe pastaj ai u zemërua shumë sepse thashë, ‘Ta bëjmë këtë gjë reciprokisht’”, i ka thënë Kurti gjatë bisedës publicistit Rezaian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *