Zafir Berisha tallet keq vizitën e Kurtit në Greqi: As bijat nuk rrinë më shumë…

Ish-kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës, Zafir Berisha ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Greqi.

Berisha me një postim ka vendosur të tallet me vizitën e Kurtit që ka filluar nga data 5 korrik dhe nuk dihet se kur do të përfundoj.

“As bijat, nuk rrinë më shumë se dy a tri ditë, sa Albini në Greqi”, ka shkruar Berisha në postimin e tij.

Ky është postimi i plotë i Zafir Berishës:

Bijat jo se jo, nuk rrijnë ma shumë se dy a tri ditë, si thotë Aida Dërguti, por as nipat te dajët me një vakët, nuk kanë qëndru, sa Albini në Greqi!

“Kur gjeni mufte…” kishin me thën gjakovarët, pse mos me u “knaq” në plazhet e Greqisë?

Përfaqësues i vendit me zhvillim më të madhë ekonomikë, kuptohet sipas atyre që ju është bërë lavazh trurit.

Këto veprime nuk do ti lenin përshtypje askuj, sikurse Albini me sektin e tij dhe hijenat e rrijeteve sociale, mos të hanin shumë … kundër të tjerëve që kanë bërë veprime të njejta.

Zafa

/Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *