Zafir Berisha ka kritikuar Vjosa Osmanin për sjelljen ndaj UÇK-së

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për sjelljen ndaj UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të kërkohet Gjykatës Speciale për Vladimir Putinin duke marrë si model Gjykatën Speciale kundër liderëve të UÇK-së në Hagë, është poshtërsi.

Sipas tij, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po i shërbejnë agjendës serbe duke u munduar ta dëmtojnë UÇK-në.

Të kërkosh Gjykatën Speciale për Vladimir Putinin dhe të marrësh si model Gjykatën Speciale kundër liderve të UÇK-në në Hagë, është mē shumë se një poshtërsi. Deklarata e Vjosa Osmanit për një media në Itali dhe krahasimi i luftës çlirimtare të UÇK-së me agresionin Rusë mbi Ukrainë, është në frekuenca të njejta me rehabilitimi e kriminelit Oliver Ivanoviq që bëri Albin Kurti. Me vetëdije apo pa të, Vjosa dhe Albini po i shërbejn agjendës serbe në përpjekjet e saj për ti dëmtuar themelet e shtetit të Kosovës, e që është UÇK-së”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, kushdo që i gëzohet suksesit të Gjykatës Speciale, është kundër shtetit të Kosovës.

Gjykata Speciale është produkët i lobimit serbo-sllav dhe dosjeve të sajuara nga shërbimi sekret i Serbisë bashkë me argatët e tyre në Kosovë. Kushdo që i gëzohet “suksesit” të ksaj gjykate për interesa meskine të politikës ditore, është duke ju gëzuar përpjekjeve për zhbërjen e shtetit të Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *