“Ylli i vogël lartë në qiell” – Çitaku tallet me Gërvallen pasi kjo tha se një ministër e quajti “yll të ndritshëm”

Nnënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka rikthyer edhe njëherë në skenë poeziën “Ylli i vogël lartë në Qiell”, për tu tallur me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës tha se një homolog i saj i ka thënë që “është yll i ndritshëm i demokracisë në rajon”.

“Një homolog i imi nordik në një prej takimeve në thotë “you are the shining star of the democracy in the region”, që do të thotë “jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon” – tha Gërvalla.

Tutje në fjalimin e saj, Gërvalla u shpreh se janë të pamunumërta bisedat me homologë të kontinenteve të ndryshme të cilët shprehin admirim për sukseset dhe për caktimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për shtet ligjor e demokraci të mirëfilltë. Raporton Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *