Sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij Floriana Kastrati-Bytyqi solli në jetë vajzën e çiftit në Norvegji.
Lajmin se është bërë baba e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Bytyqi ka publikuar një imazh ku shihet teksa mban në duar të porsalindurën të cilën e pagëzuan me emrin Inara.
“Mirë se erdhe në botë vajza ime e vogël Inara Bytyqi”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet dhe urimet që nga ana e miqve dhe fansave të sulmuesit.
Ndryshe, kujtojmë që përveç me Kosovës, Bytyqi aktualisht luan edhe në Superligën e Turqisë për ekipin e Konyaspor.