Lily Collins ka rënë pre e një grabitje.
Aktorja e njohur e serialit “Emily in Paris” po qëndronte në një hotel në Los Angeles kur hajdutët ia mësynë asaj.
34-vjeçarja mendohet se po shijonte një ditë në West Hollywood dhe i vendosi unazat në një vend të sigurtë, por kur u kthye nuk gjeti asnjë shenjë të tyre.
Departamenti i Policisë në LA County po heton grabitjen, e cila është klasifikuar si ‘mbi 10,000 dollarë’, por ende nuk është bërë asnjë arrestim.