Yll Limanit i kthehet buzëqeshja, bëhet me maçok të ri

Pasi kishte humbur maçokun e tij të quajtur Loki muaj më parë, këngëtari Yll Limani është bërë me maçok të ri.

Maçoku i quajtur Loki ishte sulmuar nga tetë qenë endacakë, gjë që kishte bërë që Yll Limani të reagonte ashpër ndaj Komunës, duke i bërë pyetje të rëndësishme, si “çka nëse në vend të macës do ishte fëmiu im” apo “nëse në vend të macës të isha unë”.

Megjithatë, Ylli duket se e ka kaluar këtë humbje. 

Ai sot publikoi një fotografi duke na njoftuar me të dhe duke e bërë të ditur emrin e tij.

“Të gjithë njoftohuni me Yuki”, shkroi këngëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *