Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion që nga mëngjesi përfshirë disa lokacione në nivel të Kosovës.
Gazeta Insajderi nga burimet e saj ka mësuar se cak i Krimeve Ekonomike është edhe hoteli i biznesmenit, Feim Pulaj “LakeSide”, i cili ndodhet në Vermicë të Prizrenit.
Insajderi ka kontaktuar sërish zëdhënëses e Prokurorisë, Laureta Ulaj për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij aksion që ende është duke e vazhduar, por e njëjta nuk ka dhënë ndonjë detaj të ri.
“Mund të konfirmojë se aksioni është duke vazhduar dhe s’mund të them asgjë më shumë”, u shpreh Ulaj.