Xhuli Nura premtim për banorët e BBVK: Nëse fitoj keni një udhëtim falas

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.

Tashmë si finalistë janë pesë banorë: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Arkimed Lushaj – Stresi, Artan Thaçi si dhe Mbresa Hajrullahu.

Mbrëmë në BBVK hynë katër ish-konkurrentë për të qëndruar 24 orë: Ana Kabashi, Fisnik Juniku, Ganimete Abazi – Ganja si dhe Arta Selimi.

Atyre iu dha një sfidë nga ‘Vëllai i Madh’ që të bëjnë ‘lojën me shishe’, për të treguar të vërtetën apo për të bërë ndonjë gjë, varësisht se çfarë iu caktua nga të tjerët.

Me këtë rast, modelja nga Drenica bëri një premtim të madh nëse fiton spektaklin apo 200 mijë euro.

Ajo theksoi se do t’i dërgojë të gjithë banorët në pushime falas, pra 25 banorë “200 mijë është e gjitha, 40 mijë për finalistët, 150 mijë shkojnë direkt për shoqatën e grave dhe 10 mijë të tjera do t’iu dërgoj në pushime falas në Turqi një javë”, u shpreh ajo.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të shkojë ky show dhe se kush do të arrijë ta rrëmbejë çmimin e madh.

Veç Xhulit, premtime për pushime kanë bërë edhe konkurrentët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *