Xhuli: Nëna ime e kishte burrin në luftë – Stresi thotë “edhe e imja e kishte në burg”

Përderisa dy prej konkurrentëve më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Xhuli po përgatisnin ushqim në kuzhinën e shtëpisë, kjo e fundit ka filluar të flasë për nënën e saj.

Xhuli ka thënë se ndihet krenare me nënën e vet, derisa ka treguar pak nga sakrificat e saj duke shtuar faktin se i ati i konkurrentes kishte qenë edhe pjesë e luftës.

“Mbaj mend kur ishim të vegjël, bënte bukë për gjashtë fëmijë. Vinte nga puna, luante me neve me konop, e bëntë bukën e ëmbëlsira. Ku të mos jem e lumtur me një nënë të tillë? Ku të mos jem krenare? Plus burrin në luftë, ka qenë sokoleshë”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

Ndërkohë, Stresi është inkuadruar në temë duke thënë se “edhe nëna e tij kishte pasur sakrifica të shumta”, veç se për dallim nga Xhuli, babai i Stresit kishte kaluar kohë në burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *