Xhuli ishte ajo e cila e tha një gënjeshtër lidhur me eliminimin e Artës gjatë prime-it të kaluar. Ajo u shpreh se e dinte pse Arta ishte e eliminuar madje duke hedhur dyshime se kjo ishte një marrëveshje e Artës me produksionin.
Sonte ajo tha se ishte strategji e saj.
Derisa për këtë Vëllai i Madh e ka dërguar automatikisht Xhulin në nominim sonte.
Xhuli ti dhe te gjithe banoret e tjere jeni te lire te ndiqni strategji, por ne asnje menyre ne strategjite e juaja nuk duhet te perfshihet emri im dhe reputacioni in apo te krijoni hamendesime per rrjedhat e lojes qe jane 100 perqind transparente”, tha Vëllai i madh ndër të tjera.