Ndodh shpesh që këngëtaret shqiptare të bëjnë “Xing” me veshje.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dy këngëtaret e njohura shqiptare, Elvana Gjata dhe Kida.
Në prill Elvana ka bërë një blerje shumë interesante tek Diesel, siç janë këto xhinse fantastike dhe tejet të veçanta.
Të njëjtat xhinse i ka veshur edhe Kida në “Alba Festival” që u mbajt këto ditë në Zyrih dhe që bëri bashkë këngëtarët më në zë të momentit, ndër ta edhe Kidën.
Rastësi e bukur kjo mes vajzave dhe secilës i duken shumë bukur këto xhinse në trup.