Xhavit Haliti paralajmëron zgjedhje të reja në shtator

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Qeveria Kurti mund të bie dhe të kemi zgjedhje të reja në shtator.

Ai ishte i ftuar në televizionin Tëvë1, ku u pyet nëse beson se Qeveria e tanishme mund ti kryejë të gjitha detyrat e saj deri më 18 gusht në raport me dialogun me Serbinë.

“Unë po besoj që nëse Kurti nuk nënshkruan, do të bie nga pushteti. Nëse nuk ka implementim, do të ketë zgjedhje të reja. Figurativisht, është diskutuar në qarqe të caktuara që mund të bie Qeveria Kurti dhe mund të ketë zgjedhje në shtator. Pra, kjo ndodhë nëse nuk i kryen detyrat që i kanë ngarkuar. Nuk jemi aq të fortë, sa të bëjmë rezistencë të tillë”, deklaroi Haliti.

“Qeveritë e Kosovës e kanë shtyrë 10 vite për ta zbatuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel. Unë me sa shoh, Perëndimit po i ngutet dhe duan ta përfundojnë marrëveshjen sa më shpejtë, duan t’i përcaktojnë raportet, t’i ndajnë secili për vete përgjegjësitë”, shtoi ai tutje Haliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *