Nga Katari ky është i grumbulluar me Zvicrën, Granit Xhaka ka folur për emisionin “Favorit” në T7.
Mesfushori ka u shpreh se Botërorin e ardhshëm dëshiron të shohë Kosovën dhe Shqipërinë.
“Me të vërtet jam krenar që marr pjesë për të tretën herë në Kampionatin Botëror. Do të përpiqem që me lojën time t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët ngado që janë dhe mesazhi im është që çdo shqiptar të ndihet krenar me mua”, ka deklaruar Xhaka.
“Dashtë Zoti që në Kampionatin e ardhshëm Botëror të jenë edhe Kosova e Shqipëria”, ka theksuar ai.
“Shpresoj që edhe në Botëror të bëjë paraqitje të shkëlqyeshme dhe do të angazhohem shumë për këtë. Për mua sikurse për çdo futbollist tjetër është realizim i një ëndrre pjesëmarrja në tri Kampionate Botërore. Unë e kam fatin që të marrë pjesë në Botërorin e tretë si lojtar dhe si kapiten i Zvicrës. Si kapiten i Zvicrës besoj se do ta kryej me nderë, përgjegjësi dhe respekt detyrën e kapitenit dhe do t’i qëndroj me përgjegjësi Kombëtares së Zvicrës”, tha Xhaka.