Xavi Hernández pret që ekipi i tij të përmirësohet përpara ndeshjes kundër Real Betis. Trajneri katalanas konsideron se Barcelona ka zhvilluar ndeshjen më të keqe të kampionatit në Vallecas, ku u mund 2-1, dhe kërkon reagim.
Ndeshja – “Betis është një ekip i madh, e dimë mirë se për çfarë po luan. Transfertën e fundit patëm ndeshjen më të keqe të sezonit, kundër Rayo Vallecano”.
Dembele – “Ishte një çështje sensacionesh. Ai kishte një dëmtim të tillë, i cili kërkonte kohë për t’u shëruar. Pra, është e logjikshme që iu desh kohë. Ai është rikuperuar dhe i lumtur. Do të shohim nëse do të luajë nga fillimi apo si zëvendësues nesër. Që ai dhe Andrea kthehen është një lajm i madh”.
La Liga është e gjatë – “Ajo që ishte një përjetësi ndodhi vitin e kaluar. Kjo nuk më duket e gjatë, më bën të lumtur. Ndonjëherë nuk i kuptoj gjërat, po kaloj mirë në këtë kampionat. Mendoj se po konkurrojmë si duhet. LaLiga e vitit të kaluar ishte e gjatë për mua, jo kjo”.
Ansu Fati – “Ai ka konkurrencë. Tani Ferran është pak më mirë, Raphinha po ashtu. Robert është gjithmonë një garanci. Absu ka luajtur, ka marrë pjesë, ka qenë i rëndësishëm, por në fund ka konkurrencë të ashpër dhe duhet të jetë më i egër”.
Rënie e performancës – “Nëse marrim 20 ndeshjet e fundit, jemi paraqitur shumë mirë. Nëse merrni katër të fundit…, sigurisht kemi rënie. Është e vërtetë që me Getafe dhe Rayo nuk ishim mirë. Duhet të kthehemi në ndeshjen ndaj Atlético Madrid, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Ndeshja e nesërme është çelësi për të reaguar. Është një kundërshtar që na ngjan neve, Pellegrini dëshiron topin”.
Pedri ka ndryshuar pozicion në Vallecas – “Ne e kemi provuar shumë dhe ka dalë mirë. Për shkak se rezultati ishte negativ, ai nuk do të duhej të luante nga brenda. Zakonisht luan nga brenda, por mund të luajë edhe në bazë”.
Bruce Springsteen dhe Messi në “Montjuïc” – “Ne nuk e dimë nëse do të ndodhë apo jo. Është shumë herët për të folur për këtë. Për Bruce do të doja të shkoja e ta shikoja, por nuk kam bileta”.
Takimi me La Liga-n për rikthimin e Messit – “Nuk është vetëm për ardhjen e mundshme të Leos. Është për të qenë në gjendje të përmirësojmë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Mos harroni se kemi ende një Ligë për të fituar”.
Nuk vlerësohet dominimi që ka Barça – “Nuk më habit. Ky është klubi më i vështirë në botë, e kam thënë tashmë. Të fitosh 1-0 këtu nuk ia vlen, e kam thënë tashmë në prezantimin tim. Ne kemi fituar shumë ndeshje 1-0, duke luajtur shumë mirë. Këtu duhet të bindësh. Ne e vlerësojmë shumë atë që po bëjmë, por duhet ta fitojmë këtë titull në La Liga”.
Rapfinha – “Ai është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm për sa i përket numrave, punës, intensitetit. Është lojtar shumë perfeksionist. Ndonjëherë ka atë pikë zhgënjimi, sepse dëshiron të bëjë gjithçka në mënyrë perfekte. Më pëlqen shumë, sepse gjithmonë punon dhe ka predispozitën e duhur për të pasur sukses në një ekip si Barça”.
Koundé, anësor apo qendror – “Ne do të shohim për sezonin e ardhshëm. Ai po përshtatet si mbrojtës krahu, por e di mirë se është qendërmbrojtës natyral. Për shkak të rrethanave, ai po përshtatet si mbrojtës krahu për të mirën e ekipit. Ai po përshtatet dhe ka përulësinë për të luajtur atje”.