Vushtrri: Dy djemtë bëjnë për spital babain e tyre të moshuar

Nuk janë të rralla rastet kur prindërit detyrohen t’i denoncojnë në Polici fëmijët e tyre, nga të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike.

E një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku një i moshuar është dërguar në Emergjencë si pasojë e lëndimeve trupore që i mori si shkak i dhunës së përjetuar nga djemtë e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes, ku sipas të moshuarit pas një mosmarrëveshjeje familjare, dy djemtë e tij e kane sulmuar fizikisht duke e goditur.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuarit të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *