Vuçiqi sonte pritet t’i takoj përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tregoi se presidenti i Serbisë, u ka kërkuar serbëve në veri të Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat.

Ai tha se kjo kërkesë u bë pas deklaratës së lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës.

“Pas këtyre deklaratave zyrtar [të komunitetit ndërkombëtar], presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq zhvilloi një bisedë për më shumë se dy orë me serbët e veriut, dhe ua prezantoi përmbajtjen e këtyre dokumenteve dhe deklaratave. U tregoi gjithçka që do të përfitojmë dhe kërkoi që populli ynë të tërhiqet nga barrikadat”, tha Petkoviq gjatë një konference për media më 28 dhjetor.

Petkoviq tha se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, që ishin në Beograd, do të kthehen në Kosovë për të biseduar me serbët që janë në barrikada dhe pas orës 19:00 do të takohen me Vuçiqin, në territorin e Serbisë, ku do të kuptohet se çfarë vendimi kanë marrë serbët e veriut, sa i përket çështjes së tërheqjes nga barrikadat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *