Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Siç bën të ditur, kreu i shtetit serb në një postim në Instagram, në takim e ka njoftuar diplomatin amerikan për “situatën dhe sfidat gjithnjë e më të vështira me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë”.
“Republika e Serbisë po përpiqet të ruajë paqen me një politikë konsistente dhe të përgjegjshme dhe të sigurojë një jetë më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët, me respektimin dhe zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe të dakorduar në dialogun me Prishtinën, dhe unë i kërkova ambasadorit Hill mbështetjen dhe angazhimin e plotë të SHBA-së në atë rrugë”, ka shkruar ai.