Vuçiq: Njohja e Kosovës nga Serbia vetëm një ëndërr, Trajkoviq po gënjen 

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se do e pranojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe nëse plotësohen gjashtë kushte të propozuara nga ai.

Në mesin e gjashtë kushteve që përmendi Kurti, ishte edhe njohja reciproke nga ana e Serbisë.

Këtë propozim të Kurtit e ka hedhur poshtë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se nuk do të ketë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

Populli serb, qytetarë të Serbisë. Agjentja perëndimore Rada Trajkoviq po thotë se unë kërkojë mbrojtje për familjen time, jo shpëtim për popull serb në Kosovë. Ajo gënjen, sikurse ata deputetë në Kuvend që folën marrëzira”, deklaroi Vuçiq.

Tutje, ai theksoi se po e mbron Serbinë dhe se njohja reciproke është vetëm një ëndërr.

Kurti dhe Vuçiq të hënën u takuan ndaras me emisarin e BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak me të cilin diskutuan për Asociacionin e komunave serbe dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *