Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se “nuk mund ta njoh Serbinë shtet nëse ajo nuk na njeh neve”.
Me këtë deklaratë, Vuçiqi ka ironizuar duke thënë se njohja nga Albin Kurti është e rëndësishme, shkruan Neutral.al.
Njohja nga Kosova nga ai [Albin Kurti] për neve është shumë e rëndësishme, sepse Serbia nuk njihet ndërkombëtarisht”, shtoi Vuçiq.
Në paraqitjen e së shtunës, lideri serb ritheksoi se dialogu i Brukselit, pra korniza e tij, s’ka të bëjë me njohjen reciproke./Neutral.al/