Vuçiq: 99 për qind e sigurimit tim ‘Kobra’ duan të shkojnë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pretendon se mbi 90 për qind e pjesëtarëve të “Kobrës” që kujdesen për sigurinë e tij, kanë kërkuar të shkojnë në Kosovë.

Pas seancës së këshillit të sigurisë kombëtare, Vuçiq iu drejtua qytetarëve dhe tha se në “Kosovë kemi një luftë të vështirë të një populli për mbijetesë në vatrat e tij”. 

Ai ka përsëritur se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në Veri të Kosovës, por duhet të jetë Drejtoria e Veriut.

Ai me këtë rast është mburrur se njësiti ‘Kobra’ që merret me sigurimin e tij, ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në Kosovë.

“Kam qajtur. 99 për qind e sigurimit tim ‘Kobra’ duan të shkojnë në Kosovë”, ka deklaruar ai me mburrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *