Vritet me armë zjarri një shqiptar në Greqi, plagosen dy të tjerë

Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë, njëri po me origjinë shqiptare, janë plagosur mbrëmjen e sotme sipas mediave helene.

Sipas informacioneve të para, një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë.

Siç shihet në video autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi. Ai u afrua në tavolinë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Më pas u largua me shpejtësi.

Ende nuk dihen identitetet e viktimës dhe të plagosurve.

https://youtu.be/4xXdfF8ejqA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *