Horgito Peqini, i riu i vënë në pranga për vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku pak ditë më parë në Elbasan është parë i qeshur brenda kafazit të gjykatës.
18-vjeçari qeshi në momentin kur gjykata i komunikoi maaën e sigurisë “arrest në burg”. Ai u la në burg ditën e djeshme për krimin teksa i kërkoi gjykatës të lironte miqtë e tij.
Po ashtu në burg u la edhe miku i tij Kaludjan Sallufi i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ulqinakut.
Ata kishin bërë në plan të largoheshin nga Shqipëria por u vunë në pranga më 22 gusht nga policia në periferi të qytetit të Elbasanit.