Vrau 7-vjeçaren në Himarë, ja çfarë deklaroi polici në sallën e gjyqit

Polici Arjan Tase ka qenë i ngarkuar emocionalisht në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ai I ka shprehur ngushëllime familjes së Jonadës dhe i ka kerkuar ndjesë Policisë së Shtetit.  

“Arrest me burg” për Arjan Tasen, kjo është masa e sigurisë që dha Gjykata e Vlorës.

Për Tasen është dhënë akuza “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”, parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.

Polici Arjan Tase më 2 gusht, vrau me skaf vogëlushen 7 vjeçare Jonada.

Vajza po lahej me të atin në plazhin e Potamit në Himarë kur helikat e skafit që drejtohej nga komisari Tase e dëmtuan duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *