Vrasjet me pagesë në Shqipëri, eksperti i kriminalistikës – Me kaq euro të marrin jetën

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se që prej vitit 2012, rendi dhe siguria në Shqipëri është përkeqësuar.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Rexhepi theksoi se është rritur prefesionalizmi i kriminelëve, ndërsa shtoi se sipas informacioneve, për në pagesë prej 6 mijë eurosh të marrin jetën.

“Unë di që rendi nga 2012 këtu është shumë më i frikshëm. Është rritur prefesionalizmi i kriminelëve”.

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov që vrasin gjysmën e lokalit, por kemi kriminelë që nisen mirë e studiojnë dhe pastaj bëjnë vrasjen. Në informacione ishte fjala se dhe për 6 mijë euro të marrin jetën”, theksoi Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *