Vrasje, rrahje, ndarje, skandale por edhe shumë ngjarje të bukura, ja çka karakterizoi vitin 2022 në showbizin shqiptar

Jeta private e shumë fytyrave publike zgjon kureshtjen e publikut, madje, te disa, edhe më shumë se ajo profesionale.

Kush u nda, kush u bashkua, e kush-kujt çka i tha, janë disa nga gjërat që ndodhin, e kur publikohen në faqet rozë, marrin vëmendje, komentohen, ironizohen me to dhe në fund… harrohen fare.

Vrasjet dhe rrahjet-

Fatkeqësisht, edhe këtë vit, audienca shqiptare është tronditur disa herë me veprime e VIP-ve ose familjarëve të tyre.

Kjo se, nuk munguan as vrasjet, rrahjet e kërcënimet!

Padyshim, ngjarja më tronditëse e këtij viti, është vrasja për të cilën u raportua për disa javë në rrjetet sociale, ku u tha se vëllai i Butës, ka vrarë një person që ishte mik i tyre.

Ndonëse e rëndë veç si ngjarje, kurioziteti u shtua edhe më shumë pasi u përfshinë emra të njohur për publikun, si ai i Butës, që në këtë rast është vëllai i dorasit dhe i Feros, që viktima ka qenë mik i tij.

Kur jemi te Fero, edhe këtë vit, reperi ka qenë burimi i zënkave, rrahjeve dhe dënimeve.

Reperi fillimisht kishte një sherr me menaxherin Jetmir Agaj, madje, u raportua se ai u shkoi në muzikore atij dhe stafit të tij, duke shkaktuar rrahje e telashe.

Kjo gjë bëri që Fero të kërkohej nga ana e policisë.

Më pas, Fero u kërkua nga policia pasi rrahu një person në rrugë, veç pse ky i fundit u raportua se provokoi reperin, duke lëshuar këngë të Unikkatil, të cilin Fero e konsideron armik dhe rival të fortë.

Vitin 2022, Fero nuk po e përmbyll i qetë. Ai me datë 29 dhjetor të fundvitit, ishte pjesë e titujve që është duke u kërkuar nga policia, pasi, ka shti me armë në Gjilan, në qytetin e tij të lindjes.

Për rrahje ditëve të fundit është përmendur edhe emri i Noizyt. Nga raportimet e deritanishme, Noizy u përfshi në një rrahje në një koncert, që duket se u provokua nga njerëz të afërt të Matolale, tjetër reper, rival i Noizyt.

Rrahjet nuk kanë munguar as nëpër emisione, siç ishte ajo në Përputhën dhe në It’s my love.

Po ashtu, një tjetër ngjarje që nuk ka të bëj me vrasje apo rrahje, është ajo mes Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit.

Dyshja kanë ‘sulmuar’ njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale dhe kanë bërë ‘dissa’, por, kjo gjë fatmirësisht ka mbetur vetëm në rrjetet sociale.

 -Ndarjet e VIP-ve dhe lidhjet e reja të dashurisë-

Kur jemi te ndarjet, emri i Blero Muharremit përsëri kryeson. Këngëtari i ka dhënë fund martesës së tij me modelen Afrona Dika.

Çifti nuk ka treguar arsyen e ndarjes, por, përmes rrjeteve sociale konfirmuan se nuk janë bashkë, duke shuar edhe shpresat për ribashkim, pasi Blero ka bërë të dashur të re!

Një tjetër ndarje që ka ndodhur, është ajo mes Andit dhe Melisës.

Çifti që u krijua në Përputhën, nuk i përballoi sfidat që kishin dhe ndarja kishte mbetur opsioni më i mirë për ta.

Edhe kjo dyshe tashmë e ndarë, thanë se s’ka vend për bashkim.

Të ndarë janë edhe moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri, Alfio Rrotani. Dyshja që janë prindër të një djali, i kanë ndarë rrugët e tyre dhe e vetmja lidhje që kanë, është i biri i tyre.

Raportime për krisje raporti ka pasur edhe për Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci. Çifti që u lidhën brenda 2022-ës nuk patën lidhje të gjatë dhe u ndanë, duke mos u ndjekur më as në rrjetet sociale dhe duke u kthyer në persona beqarë, të paktën publikisht.

Për ndarje është raportuar edhe sa i përket Feros dhe Arbenita Ismailit.

Dyshja që kanë një vajzë, duket se janë ndarë, pasi, nuk ndiqën as në rrjetet sociale dhe ka kohë që s’janë parë bashkë. Ndarja u vu në pah kur Arbenita publikoi mesazhe se si i kishte shkruar futbollisti Neymar dhe aty nisën gjitha dyshimet që duken të vërteta.

Kur jemi te çiftet e reja, kohë më parë ka marrë vëmendje lidhja e Endri Çekiçit dhe Megi Pojanit, kurse, tashmë, po merr ajo e Elhaida Danit dhe balerinit që quhet Ledian.

Ndërsa padyshim RIBASHKIMI më i bujshëm ishte ai mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Lidhjet që u kurorëzuan me martesë sivjet është ajo e dy futbollistëve, Arbër Zeneli dhe Florent Hadërgjonaj, e me më pak vëmendje s’mbeti as dasma e djalit të Shkurte Fejza.

 -VIP-at që u bënë prindër-

Edhe ky vit ka qenë mjaft i bukur në personalen e disa prej fytyrave publike, të cilëve jeta u ka ndryshuar përgjithmonë.

Kjo se, ata janë bërë prindër, disa për herë të parë, e disa për herë të dytë.

Në muajin shtator, reperi Gold AG është bërë baba për të dytën herë, edhe kësaj radhe, baba i një djali.

Prindër për herë të parë janë bërë edhe Dj Dagz dhe Einxhel Shkira, të cilët lidhjen e nisën në Big Brother vitin e kaluar. Dyshja janë bërë prindër të një djali.

Fifi së fundmi zbuloi që është shtatzënë.

Ndërsa, ditët e fundit të shtatzënisë po i shijon këngëtarja Aida Doçi, që së shpejti pritet ta lind fëmijën e saj.

Shtatzënë për herë të dytë është edhe Shkurte Gashi.

Jo nënë më, por, gjyshe po bëhet edhe këngëtarja Gili.

 -Perla e vitit 2022-

Nëse flasim për ndodhinë e vitit, në aspektin ‘funny’, sigurisht që ajo i takon “zënkës” mes Mihrije Brahës dhe Remzie Osmanit.

Deklarata e kësaj të fundit “Mihrija e ka feju djalin po mu s’më ka thirrë” u vë virale kudo, u komentua nga secili dhe padyshim, aspak e vogël nuk ishte as vëmendja mediale.

Deklaratës së Remzijes i është kundërpërgjigjur edhe Mihrija, edhe Naimi, duke thënë se as Remzija s’i ka ftu ata në fejesën e djalit të saj, por, që do e ftojnë në dasmë.

Kjo ngjarje e “rëndë” mes tyre, u harrua pas ca kohe, por, në retrospektivë, mbetet si nga ngjarja më ‘funny’ e 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *