Vrasja te ‘Kobra City’, Gjykata merr vendim ndaj Hoxhajt dhe pesë të dyshuarve të tjerë

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim ndaj gjashtë të dyshuarve për incidentin që përfundoi me vrasje dje në lokalin ‘Kobra City’ në Prizren. Ndaj pronarit Dibran Hoxhaj, i cili dyshohet për disa vepra penale, përfshirë vrasjen e rëndë, si dhe ndaj pesë të dyshuarve të tjerë për pjesëmarrje në rrahje, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, raporton Gazeta Sinjali. 

Hoxhaj me të kaluar kriminale, dyshohet se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova. 

Kurse të dyshuarit e tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj përfunduan në paraburgim për shkak të dyshimit  të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje. 

Sipas njoftimit të Gjykatës, me rastin e caktimit të masës së paraburgimit është vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. 

“I pandehuri D.H., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.

I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur,  të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë,

I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale.

Të pandehurit A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., Më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”.,  marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.,.”, thuhet në njoftimin e gjykatë.

Ndryshe, Hoxhaj, i vetëquajtur ‘King Kobra’, është emër i njohur për organet e drejtësisë. Dosja e tij kriminale është shumë e pasur, pasi që përmban 16 dënime të plotfuqishme.

Në aktgjykimet e shpallura nga Gjykata Themelore në Prizren të cilat i ka siguruar Gazeta Sinjali, thuhet se Hoxhaj ka 16 dënime të formës së prerë për vepra të ndryshme penale.

Atij i janë shqiptuar dënime për armëmbajtje pa leje, lëndime të rënda e të lehta trupore e për pjesëmarrje në rrahje.

Gjykata ka dënuar Hoxhaj 12 herë me gjobë, ndërsa në katër aktgjykime tjera atij i është shqiptuar dënim me kusht.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *