Vrasja në lokalin “Bon Vivant”, ky është vendimi i fundit i Gjykatës për Andi Pajazitin

I dyshuari për vrasjen në lokalin “Bon Vivant” më 4 gusht të këtij viti, Andi Pajaziti, me vendimin e fundit të Gjykatës së Prishtinës do të vazhdojë të mbetet në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Masa e paraburgimit të njëjtit i është vazhduar deri më 5 janar të vitit 2024.

Pajaziti gjendet në masën e paraburgimit që nga 7 gushti i këtij viti së bashku me të dyshuarit Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

Dy të fundit ishin liruar nga kjo masë pas kërkesës së Prokurorisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *