Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje, e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Lipjan.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia ka bërë të ditur se dy persona janë arrati, pasi të njëjti dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.
“Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”.