Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e trefishtë, më shumë se një muaj më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Mësohet se mbi Diklen Vatën, Besmir Hoxhën dhe Brilant Martinajn, janë qëlluar 91 plumba.
Deri më tani, hetuesit dyshojnë se autori ka qenë një komando, pasi karikatori është ndërruar disa herë dhe plumbat kanë dalë nga e njëjta armë.
Oranews tregon se 91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore. Nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës, rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.
Kujtojmë se një prej viktimave, Brilant Martinaj është kushëriri i parë i Ervis Martinajt, i cili është zhdukur dhe dyshohet se mund ta kenë vrarë gjithashtu.