Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në Selinë e Shenjtë, nga Papa Françesku, shkruan Gazeta Neutral.
Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ka informuar Papën për promovimin e paqes që bën Kosova, bashkëjetesën mes njerzëve si traditë e kahmotshme e jona.
“E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë”, ka shkruar Osmani.