Xhezide Krasniqi, vjehrra e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ofenduar deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e quajtur gjysmë budall.
Vjehrrës së ministres Haxhiu duke se nuk i ka pëlqyer një deklarata e deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami.
Ditë më parë, ajo kishte thënë se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës, duke ju referuar ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes, partisë së Albulena Haxhiut.
Nëna e bashkëshortit të ministres ka komentuar në njërën prej mediumeve kosovare, ku raportohej deklarata e deputetes Bajrami.
Ajo ka shkruar se në atë aksident Hykmete Bajrami e ishte thyer qafën dhe tani ka mbetur gjysëm budalli.
“Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli!”, ka shkruar vjehrra e ministres Haxhiu.