Vjedhje e rëndë në Prishtinë: Kësaj radhe cak agjensioni i njohur për…

Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se kësaj here cak i hajnave ishte Agjensioni për për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Mbrojtje Bërthamore në Prishtinë, me ç’rast rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me punëtoren e administratës, e cila ka bërë të ditur se ka vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brena objektit, ku kanë arritur që të marrin një bateri e gjeneratorit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *