Vjedhja e Rolex-it, Gjykata merr vendim për mosekstradimin e burrit të Arta Bajramit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të mos lejoj ekstradimin e bashkëshortit të këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami, Xhemail Sekiraqës.

Sekiraqa ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për grabitjen e një ore “Rolex”, në Bahrein.

Lajmin për këtë vendim të Gjykatës ka konfirmuar për Gazetën online Reporteri.net, avokati i Sekiraqës, Tahir Rrecaj.

Ai tha se arsyeja e mos lejimit të ekstradimit janë arsyet ligjore mes Kosovës dhe Kuvajtit.

“Nga Gjykata e Kuvajtit është dënuar me 10 vjet burg dhe punë të detyrushme. Nuk është lejuar ekstradimi për shkak se nuk plotësohen kushtet nuk kemi marrëveshje me shtetin e Kuvajtit, nuk është lejuar, është e saktë”, tha avokati Rrecaj.

Sekiraqa ishte arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku sipas policisë i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 10 vite burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë më pas ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji Xhemajl Sekiraqës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *