Vitiasi rrah gruan e tij në rrugë e bën “llom”, e shpëton një kalimtar i rastit

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, ku një burrë përfundoi në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, ku pas dhunës së përjetuar, 20-vjeçarja është nisur të ikë nga shtëpia dhe të shkojë te familjarët e saj. Por gjithçka nuk përfundoi aty, pasi i dyshuari i është vënë pas dhe e ka ndalur në rrugë, ku dyshohet se ka filluar sërish ta rrahë.

Në ndihmë viktimës i doli një kalimtar i rastit, i cili ndërhyri dhe shpëtoi gruan nga duart e 22-vjeçarit.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për imtervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Dhunë në familje’.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *