Vitia-Krasniqit: Përditësoni të dhënat kur flitni për pagat e mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ka debatuar me deputeten e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, derisa flitej për dy vjetorin e Qeverisë Kurti.

Vitia i tha Krasniqit që duhet t’i përditësojë informacionet e saj sa i përket pagave të mantelbarëdhëve në Kosovë.

“Vetëm desha që deputetes t’i them që t’i bëjë update informacionet e saja. Ajo ka folur për një periudhë të kaluar, çdo herë pagat e mjekëve nuk kanë qenë ato që janë. Ka një kohë që Ligji për Pagat ka kaluar, dhe pagat iu janë rritur mjekëve nuk e di sa jeni në dijeni, jane dyfishi i pagës që e kanë pasur më herët. Ju lutem sërish që para se të flitni t’i bëni update informacionet”, ka thënë Vitia.

Pas kësaj deklarate ka reaguar menjëherë deputetja Krasniqi, e cila i tha se “Këtu jemi duke folur për dy vjet qeverisje dhe jo për dy javët e fundit”./Arbresh.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *