Vitia dhe Rama japin një lajm të mirë për gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 3 vjeç

Nga sot në komunën e Prishtinës është hapur zyrtarisht programi programin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”. Ky program u implementua nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC.

Programi i vizitave në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës ka filluar program në vitin 2013 dhe realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF-in.

Gjatë këtij takimi ministri Vitia shpjegoi rëndësinë e këtij projekti për të cilin Qeveria e Kosovës për herë të parë vitin e kaluar në kuadër të Grantit specifik për shëndetësinë primare ka buxhetuar 3.4 milionë euro. Nga ky grant, Komuna e Prishtinës do të përfitojë rreth gjysmë milion euro për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë e udhëheq këtë program me mbështetje logjistike nga UNICEF-i. Jam i lumtur që nga sot pjesë e projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç bëhet edhe Komuna e Prishtinës e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh në kujdesin parësor për një numër të madh banorësh. Rëndësia e këtij projekti qëndron edhe në preventivën e sëmundjeve në moshë të hershme”, deklaroi ministri Vitia.

E Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky sistem është bazuar në atë britanik. Synim tha se e kanë parandalimin e ndonjë problemi shëndetësor që mund të kenë lehonat dhe fëmijët.

Rama ka thënë se ky program do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

“Sot kemi përuruar fillimin e përkujdesjes për nënat shtatzëna me fëmijë dhe para lindjes edhe pas lindjes. Pra prej tash do të kemi ekipe tona të cilat kanë me bë vizita tek nënat me fëmijë prej 0 deri në 3 vjeç. Pra kemi me pas deri në shtatë vizita prej infermierëve, mjekëve tanë të sistemit parësor. Ky është një zhvillim shumë i mirë shumë pozitiv për kryeqytetin për të gjitha nënat dhe fëmijët e kryeqytetit. Është i bazuar në sistemin britanik faktikisht i sistemit parësor që parandalon ndonjë problem potencial që mund të kenë fëmijët ose edhe në aspektin e edukimit të nënave të reja se si me ju qas kujdesit për fëmijët e tyre dhe normal me i parandalua ndonjë problem potencial shëndetësor pran dëgjimin apo pamjen apo alergjitë e ndryshme apo edhe mënyra se si ushqehen”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *