Viti i Ri mbërrin në Zelandën e Re dhe Australi

Viti i Ri 2023 ka nisur xhiron e globit!

Toka e parë që preku Viti i Ri janë ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor.

Ndërsa Zelanda e Re është vendi i parë që e priti me festime madhështore, në urën e famshme Harbor Brixh të Okllendit.

Spektakli ka vijuar në Sidnej të Australisë si vendi i radhës që pret Vitin e Ri.

Qindra miliona njerëz mblidhen edhe në kryeqytetet europiane dhe ato aziatike për të parë në sheshet kryesore të qyteteve spektaklin që iu nënshtrua kufizimeve drastike gjatë dy viteve të kaluara të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *