Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Zvonimir Steviq është filmuar në Parlamentin serb duke parë filma për të rritur në telefonin e tij celular.
Në video, deputeti Steviq shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikon një film pornografik, raporton Danas.
Siç raportojnë mediat serbe, ky moment është kapur gjatë seancës për Kosovën që është mbajtur të enjten dhe të premten, më 3 dhe 4 shkurt.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga SPS në lidhje me veprimin e deputetit të tyre.