VIDEO e frikshme| Momenti kur anija humb kontrollin dhe hyn në plazh, merr përpara 2 pushuesit në Jalë

Një ngjarje e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Jalë. Një gomone ka përplasur një çift të rinjsh që po qëndronin në çadrën e tyre.

Drejtuesi i mjetit lundrues, një 37-vjeçar me iniciale Gj.P ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nē det, ndërsa gomonia është përplasur në breg me çadrën e të rinjve.

Në pamjet e siguruara nga “FaxNews” mund të shihet momenti kur 37-vjeçari pas një manovre të bërë rrëzohet në det. Ndërkohë gomonia me autokomandë bën një hark të çuditshëm dhe shkon drejt shezlongut ku ndodheshin çifti i të rinjve.

Videon e gjeni tek linku më poshtë:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F104249885409860%2Fvideos%2F1121334231805495%2F&show_text=false&width=560&t=0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *