Moderatorja shumë e komentuar, Bora Zemani ka realizuar së fundmi trendin viral të TikTok-ut me djalin e saj.
Moderatorja shfaqet duke kërcyer dhe Arbnori duke e filmuar por në fakt, kamera është kthyer nga ana e tij. Qëllimi i këtij trendi është reagimi që bëjnë fëmijët kur regjistrojnë prindërit.
Arbnori shihet duke buzëqeshur teksa mendon se po regjistron të ëmën. “Të dua #arbordashuria” ka shkruar moderatorja krahas videos që shoqërohet me këngën e famshme të Taylor Swift, Love Story.