Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabar.
Vetura ka goditur një këmbësore e moshës rreth 80-vjeçare dhe e njëjta si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të marra, ka humbur jetën.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore”.
“Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshës rreth 80-vjeçare”, ka bërë të ditur Zahiti. /Telegrafi