Të premten rreth orës 21:30 një person dyshohet se nga pakujdesia e tij derisa ishte duke drejtuar automjetin, ka goditur një person.
Sipas policisë, këmbësori ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me personin që ka goditur këmbësorin.
Po ashtu, detaje të tjera rreth ngjarjes nuk dihen.