Një aksident ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Agim Ramadani”.
Në këtë aksident është lënduar një person, pasi që i njëjti është goditur nga vetura derisa po kalonte në semafor.
Sipas sinjalizuesit të Sinjalit, viktima ka marrë lëndime të rënda.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.