Vetura e KFOR-it përfshihet në një aksident në Mitrovicë të Veriut 

Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Në aksidente shpesh herë përfshihen edhe vetura zyrtare të institucioneve që shërbejnë në Kosovë.

Në një aksident është përfshirë edhe një veturë e KFOR-it zviceran në Mitrovicë të Veriut, e cila është ndeshur me një automjet civil.

Sinjali mëson se deri te aksideni dyshohet të ketë ardhur pasi vetura e KFOR-it e cila ka qenë duke lëvizur në rrugë, është aksidentuar me veturën tjetër.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *