Gjatë ditës së djeshme një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se e ka plagosur veten derisa ishte për rekreacion në fshatin Dabishevc. Burimet nga Emergjenca kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, të cilit i është kthyer mbrapa diabolla pasi kishte qëlluar në shenjë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, teksa i dyshuari është dërguar më vonë në QKUK, që të marrë trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me rastin, Policia është njoftuar nga spitali, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në këtë qendër, për të marrë një deklaratë nga i riu.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.